Ministri i Punës: 'Të hetohet rasti i vdekjes së punëtorit të KEK-ut'

Kronika February 03, 2018 - 15:51

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës.

“Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit”, ka thënë Reçica.

Ai shtoi se organet kompetente do ta kryejnë punën e tyre për të sqaruar rrethanat e vdekjes së punëtorit të KEK-ut.

“Ne, si MPMS, jemi të angazhuar që rastet me fatalitet si dhe lëndimet në vendin e punës të minimizohen duke kërkuar që Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë të zbatohet me përpikëri”, ka shtuar ai.