Zbulohet një laborator droge në Leposaviq, arrestohet një person e një tjetër në arrati
Kronika
May 07, 2024 - 18:52
Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në lidhje me rastin, një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga ana e policisë”, është shprehu Elshani, njofton Klankosova.tv.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se bimët narkotike ishin të mbjellura në hapësira të brendshme, të cilat më pas janë zbuluar nga ana e policisë.