Ky ishte plani i personit që e vrau Oliver Ivanoviqin (Foto)

Kronika January 24, 2018 - 09:48

Raportimi për vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviq, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat beogradase.

E përditshmja “Kurir” në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviqit dhe veturës nga e cila u vra ai.

Në shkrimin e kësaj gazete thuhet se dorasi kishte kohë që përcillte Ivanoviqin.

“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth seilsë së partisë së Ivanoviqit”, thuhet ndër të tjera.

Sipas “Kurir”, vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.

Ndryshe, Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës së kaluar me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Image