I plagosuri në Komoran është vëllai i Rexhep Selimit

Kronika January 19, 2018 - 23:57

Në incidentin e sotëm në Komoran të Drenasit ka mbetur i plagosur vëllai i deputetit Rexhep Selimi Islam Selimi.

Gazetarët e KALLXO.com e kanë parë Selimin tek del nga QKUK ku ai ka marrë tretmanin mjekësorë dhe më pas ka vazhduar në një makinë të policisë.

I kontaktuar nga KALLXO.com Rexhep Selimi nuk është përgjigjur në kërkesën për të komentuar.

Ai në një mesazh telefonik ka thënë se ndodhet jashtë vendit ndërsa në mesazhin tjetër nuk ka kthyer përgjigje.

KALLXO.com raportoj edhe më herët për incidentin në Drenas.