Kronika

Gjendet trupi i 88-vjeçarit që ra në Erenik

Gjendet trupi i 88-vjeçarit që ra në Erenik
19 janar 2018 • 12 : 39

Një person që para dhjetë ditësh ra në Lumin Erenik të Gjakovës është gjetur sot. Është gjetur trupi i pajetë i personit të zhdukur që ra në lumin Erenik dhjetë ditë më parë.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, major Kristë Gjokaj.

“Ju njoftoj se personi i zhdukur ditë më parë është gjetur nga njësitet e kërkimit të zhytësve të FSK-së në një distancë prej 2 kilometrash nga vendi ku i ndjeri kishte rënë”, tha Kristë Gjokaj.

Më tej ai ka bërë me dije se trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Bishtazhin te e ashtuquajtura Ura e Telit.

Personi ishte i moshës 88 vjeçare.

© zëri.info