Një person sulmon fizikisht zyrtarin policor në Prizren

Kronika January 19, 2018 - 12:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prizren ka arrestuar një person pasi i njejti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Nuk dihen motivet që çuan deri te ky sulm fizik, mirëpo rastet kur zyrtarët policorë sulmohen në detyrë nuk janë të rralla.

Njoftimi i plotë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

Prizren 18.01.2018-17:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë intervistimit në stacion, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.