1 mijë gra kosovare u rrahën nga burrat brenda një viti

Kronika January 04, 2018 - 14:03

Gjatë periudhës janar-shtator të viti 2017 në Policinë ë Kosovës janë raportuar 949 raste të dhunës në familje.

Policia thotë se në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste të raportuar për periudhën janar-shtator 2017.

Përgjigja e policisë për lajmi.net:

Policia e Kosovës ka kapacitete te mjaftueshme profesionale për hetimin e rasteve te dhunës ne familje. Në kuadër të PK-ës si ne nivelin qendror,  dhe ne nivel lokal ( drejtori rajonale dhe stacione policore) ekzistojnë zyrtaret policor të cilët merrem vetëm me raste të dhunës ne familje dhe te njëjtit kanë trajnime e nevojshme  për qasje të duhur dhe hetimin e rasteve te tilla.

Veprimtaria e Policisë kundër kësaj dukurie negative në shoqëri (dhunës familjare) është e përqendruar në dy drejtime:

Në parandalim (preventivë) dhe
Në luftimin e dhunës familjare dhe trajtimin, mbrojtje dhe përkrahje dhe strehim të viktimave.

Parandalimi (preventiva) i dhunës familjare

Për të parandaluar dhe për të ndikuar në mënyrë preventive Policia ka të hartuara planet operative policore që dalin nga detyra e policisë të përcaktuara me Ligjet në fuqi ne Kosovës dhe nga rregulloja e punes se policisë. Hetuesit policore ne kuadër te njesive për hetimin e dhunës ne familje vazhdimisht kontaktojnë me te  gjitha shtresat e shoqërisë dhe t’i informojmë për pasojat që sjellë dhuna në familje, dhe nese dhuna ne familje ndodhë duhet të raportohet, se organet kompetente në këtë rast Policia seriozisht do ta trajtojnë çdo rast dhe viktimat do të kenë  përkrahje dhe ndihmë të plotë.  Ndërsa në anën tjetër duke ua bërë me dije se dhuna është e pa tolerueshme ku do që të ndodhë (edhe në familje) dhe kryesit e saj rreptësishtë do të ndiqen dhe do të marrin dënimin sipas ligjeve ne fuqi.

Kjo është arritur  duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucione dhe organizata qeveritare dhe jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare si :

Ministrinë e arsimit,

Ministrinë  për mirëqenie sociale,

Njësinë për përkrahje dhe ndihmë viktimave (Departamenti i Drejtësisë),

Qendrat për punë sociale,

Organizata të ndryshme jo qeveritare (vendore dhe ndërkombëtare) që përkujdesen për të drejtat e grave dhe fëmijëve,

OSBE-në, UNICEF-in etj.,

Mediat si ato të shkruara dhe ato elektronike, me fjalë tjera me të gjithë subjektet që kanë ndikim në krijimin e opinionit në shoqërinë.

Me të gjithë subjektet e cekur më lartë  mbahen kontakte të vazhdueshme ku edhe  organizohen  takime, seminare dhe hartohen  projekte të përbashkët me qellim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të opinionit për dhunën familjare.

Luftimi i dhunës familjare

Personeli i Policisë  përgjigjet  ne të gjitha rasteve të Dhunës Familjare të raportuare duke ju dhënë prioritet këtyre rasteve dhe ndër veprimet kryesore që ndërmarrin  janë:

Ofrohet ndihma dhe përkrahjen e nevojshme viktimave të Dhunës Familjare duhet bashkëpunuar ngushtë me disa subjekt si:

-Njësia për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave-Departamenti i  Drejtësisë,

-Qendrat për Punë Sociale (QPS),

-Qendrat Mjekësore,

-Shoqata të ndryshme jo qeveritare që ofrojnë strehim etj.

Arrestimi i personave të dyshuar bëhet çdo herë kur ka baza ligjore dhe njëkohësisht punohet në mbledhjen e fakteve dhe dëshmive lidhur me veprën penale në mënyrë që i dyshuari ta marrë dënimin e merituar nga Gjykata kompetente.

Gjatë periudhes Janar –Shtator 2017 në Policinë ë Kosovës janë raportuar 949 raste te dhunës në familje.

Në rastet e dhunës në familje ku burrat kanë qenë viktimë nga gratë janë 13 raste  të raportuar në Policinë ë Kosovës për periudhen Janar –Shtator 2017 .

Rajoni i Prishtinës 2 raste të raportuara, Rajoni i Ferizajit 1 raste të raportuar, Rajoni i Gjakovës 2 raste të raportua, Rajoni i Prizrenit 3 raste të raportuar, Rajoni i Mitrovicës 2 raste të raportuara dhe Rajoni i Mitrovicës Veriu 3 raste  të raportuara ku viktimë kanë qenë burrat nga gratë.

Gjatë kesaj periudhe nuk ka pasur vrasje të burrave nga gratë.