Gjykata Themelore në Pejë shpall fitues Buzhalën në procesin kundër Devollëve

Kronika January 03, 2018 - 12:58

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar Korporatën "Devolli" në Pejë me 15 mijë euro, pasi që ajo kishte bërë  fushatë ndaj gazetarit Berat Buzhala, në vitin 2015.

Për verdiktin e Gjykatës ka njoftuar vetë Buzhala, i cili ka njoftuar se të gjitha këto para do t’ia dhurojë Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë i Buzhalës:

Miq,

Pas nje procesi maratonik Gjykata Themelore ne Peje e ka aprovuar padine time ndaj Devolli Corporation, duke i shpallur ata fajtor per nje fushate fyese qe e paten organizuar kunder meje, duke vendosur pano reklamuese gjithandej neper Kosove.

Nuk eshte aprovuar ne teresi kerkesa ime per kompenzim ne vleren prej 200.000 euro. Gjykata ka vendosur qe kjo kompani te me kompenzoj ne vlere prej 15.000 euro. Sipas nje zotimi qe e kam bere me heret, shumen e mjeteve qe me jane ndare si kompenzim do ta jap si donacion per Spitalin e Pediatrise. Do te provoj qe kete shume ta rris per te blere nje aparat te Rentgenit per kete klinike.

Une jam jashtezakonisht i kenaqur qe Gjykata me dha te drejte ne kete rast. Sigurisht qe e falenderoj edhe avokatin Arianit Koci.

Perpjekja ime per drejtesi nuk ishte e motivuar financiarisht.

Ju falenderoj, tash per atehere, per mbeshtetjen qe ma patet dhene.