Humb jetën një 15-vjeçare

Kronika December 15, 2017 - 16:41

Skenderaj. Një aksident i rendë rrugor që ka ndodhur të premtën rreth ores 10:45 minuta në rrugën Mitrovicë – Pejë, në Terrnafc ka lënë të vdekur një nxënëse 15-vjeçare nga Tërrnavci.

Ajo, me motren e vet dhe me një vajzë tjetër të këtij fshati ishin duke kaluar rrugën kur mbi to ishte përplasur një veturë, e cila po qarkullonte me shpejtësi. Sipas policisë, vetura ka goditur disa nxënës të fshatit që po qarkullonin skaj rrugës për të shkuar në shkollë në Klinë të Epërme. raporton Zeri.Info

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët vetëm kanë mundur ta konstatojnë vdekjes e 15-vjeçarës. Në këtë aksident janë lënduar edhe dy vajza të tjera të këtij fshati.

"Policia ka pranuar një informacion se në orën 10 e 44 minuta, në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë, saktësisht në Tërnavc ka ndodhur një aksident trafiku. Më të dal në vendin e ngjarjes policia dhe ekipi i mjekëve kanë konstatuar se një femër e moshës 15-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, F.L., 36 - vjeçar, nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor", ka thenë Fexhrije Pllana, nga zyra rajonale për informim e Policisë së Kosovës në Mitrovicë./ZERI