Vetura zyrtare në Prishtinë thyen rregullat e komunikacionit (Video)
Kronika
December 15, 2017 - 15:21
Çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës shohim se si keqpërdoren veturat zyrtare.
Personat që kanë të drejt t’i vozisin ato, shihen rrugëve duke thyer rregullat e komunikacionit, duke bartur gjësende të ndryshme, e madje edhe duke i përdorur për të shkuar në udhëtime jashtë vendit me familje, shkruan Indeksonline.
Një rast i keqpërdorimit të veturave zyrtare është parë edhe sot. Një lexues i Indeksonline ka dërguar një foto ku shihet një shkelje.
Në videon e realizuar në Hajvali shihet vetura zyrtare, e cila duke dashur t’i shmanget kolonës së gjatë të veturave, vozitet në kahun e kundërt të rrugës, madje duke rrezikuar edhe pjesëmarrësit në komunikacion.
Shikojeni videon dhe vlerësojeni vet. /Indeksonline/