Të aksidentuarit në Drenasi i viziton Ramiz Lladrovci, ja çfarë kërkese ka për vozitësit (FOTO)

Kronika December 04, 2017 - 22:21

Kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, me të dëgjuar  lajmin për aksidentin ku një numër i madh i qytetarëve të Drenasit e pësuan, menjëherë ka shkuar për vizitë në QKUK.

Lladrovci nga atje ka dhenë lajmin e mirë për nxënësit të cilët thotë se nuk janë me lëndime të rënda,shkruan Zeri.info.

Ndër të tjera Lladrovci ka bërë thirrje për kujdes në komunikacion dhe ka kërkuar të ndëshkohen të gjithë ata që tejkalojnë shpejtësinë.

Ky është statusi i plotë i Lladrovcit në Facebook:

Sonte, në Korroticën e Epërme, ka ngjarë një aksident trafiku me ç' rast janë lënduar lehtë disa persona, në mesin e tyre katër nxënës.


Ata i vizitova në Qendrën Klinike Universitare dhe i urova për shërim të shpejtë. Po ashtu, përgëzova stafin mjekësor për kujdes ndaj tyre. Për fat, asnjëri nga të lënduarit nuk kishte pësuar lëndime të rënda.

Kujdesi në komunikacion duhet të shtohet, sepse, asnjë tejkalim shpejtësie nuk mund të arsyetohet.

Image
Image