Kronika

Policia në kërkim të Albin Kurtit

Policia në kërkim të Albin Kurtit
22 nëntor 2017 • 08 : 48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është kërkuar nga Policia e Kosovës në banesën e tij në orët e para të mëngjesit.

Kurti ka pasur që të paraqitej para gjykatës për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kurti nuk është gjetur nga policia, përveç banesës që është kontrolluar ashtu edhe në zyrat e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Bashkë me të është para gjykatës janë ftuar edhe tre deputetë tjerë të kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu,  Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Seanca e fundit lidhur me këtë rast ishte paraparë të mbahej më 10 tetor, por ishte shtyrë për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupit.

© zëri.info