Policia jep detajet e fundit për zjarrin në Prishtinë

Kronika November 21, 2017 - 15:01

Policia e Kosovës ka konfirmuar zjarrin në një ndërtesë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmetit, zjarri ka filluar rreth orës 13:20.

”Rreth orës 13:20 kemi marrë marrë informatën për një zjarr në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja e policisë tha se deri më tani nuk kanë asnjë informacion se pse është shkaktuar zjarri apo për ndonjë të lënduar.

”Nuk është raportuar për ndonjë lëndim jemi duke u marrë me rastin.”,përfundoi ajo.