Hajnat vjedhin 300 boksa me cigare në një market në Kosovë

Kronika November 21, 2017 - 11:25

Në orët e para të ditës së sotme (01:45), persona të dyshuar kanë hyrë me forcë në një market në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë dhe aty kanë arritur të vjedhin 300 boksa me cigare.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj e cila tha se policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty është konstatuar se personi/at e dyshuar kanë depërtuar me forcë me çrast kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme të cigareve të llojeve të ndryshme”, tha Podrimaj.

Policia është duke punuar intensivisht në ndriçimin e rastit dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës.