Anulohet seanca gjyqësore për rastin e Almirit

Kronika November 15, 2017 - 12:42

Është anuluar seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut nga Kumanova.

Seanca e radhës është caktuar për më 29 nëntor kur edhe pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rastin kundër Boban Iliq, të cilin Prokuroria e akuzon se me 25 qershor të vitit të kaluar i ka marrë jetën katërvjeçarit Almir Aliu.