Shpërthen lufta mes bandave, tmerr në Lushnje

Kronika October 12, 2017 - 15:11

Historia e përgjakshme e Elbasanit mund të riprodhohet edhe në Lushnje, një qytet që ka përjetuar orë të gjata tmerri sot në mbrëmje. Dy të vrarët dhe tre të plagosurit, (njëri prej të cilëve rëndë) janë dëshmia më e qartë e një beteje të re mes bandave rivale.

Nga njëra anë janë mbështetësit e të famshmit Aldo Bare, njeriu i përfolur që në vitin ’97 ka luajtur futboll me kokën e prerë të armikut të vet. I vrari Zamir Latifi, 27 vjeç , i afërm i Bares dhe i vrari tjetër Jurgen Hoxha, 28 vjeç, gjithashtu i afërm i tij, tregojnë se ata janë të lidhur direkt me grupimin e njohur si banda e Lushnjes. Edhe dy prej tre të plagosurve, (vetëm njëri ka qenë kalimtar i rastit), sipas burimeve të lapsi.al dyshohet se janë pjestarë të bandës famëkeqe. Grupi që ka qëlluar, gjithnjë sipas të njëjtave burime, mund të jetë hakmarrë ndaj rivalëve të Bares, madje thuhet se edhe disa muaj më parë ata kishin tentuar një atentat të ngjashëm.

Krimi që ka terrorizuar qytetin, pasi kalimtarët janë zhdukur me shpejtësi, pas policisë që ka vrapuar e para të largohet nga vendi i krimit, dyshohet të jetë kryer nga një grupim rival tejet i njohur në shkallë vendi. “ Ata që goditën dyshohet që janë një bandë po aq e rrezikshme gjë që mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në qytet” tha për lapsi.al një burim i policisë.

Pikërisht kjo goditje e re tregon se grupet kriminale kanë dalë nga kontrolli. Shumë specialist mendojnë se fakti se policia ia mbathi nga sytë këmbët është treguesui më i fortë që tregon se rendi nuk varet më nga forca e uniformave blu, por nga vullneti i bandave për të bërë luftë apo paqe. (Lapsi.al)

Image