51-vjeçari nga Shkupi tenton të vrasë anëtarët e familjes me sëpatë

Kronika October 11, 2017 - 12:54

MPB ka njoftuar se një 51-vjeçar me inicialet A.D. gjatë ditës së djeshme ka kërcënuar me sëpatë anëtarët e familjes së tij.

Sipas policisë, dje rreth orës 18:05, në Shkup, në rrugën “Jordan Mijallkov” A.D. (51) nga Shkupi me sëpatë në dorë u është kërcënuar kalimtarëve, ndërkaq në një moment kur B.Ç. (40) e ka parkuar veturën, A.D. me sëpatë është përpjekur që ta lëndojë atë dhe gruan e tij M.Ç, e cila ka pasur me vetë fëmijën e tyre dy vjeçare.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policor nga Stacioni Policor Qendër, A.D. është kapur dhe arrestuar, madje i njejti i është nështruar testit të alkoolit dhe është konstatuar se ka pasur 1.78 promilë alkool në gjak.