Konfirmohet viktima e parë e fruthit në Kosovë

Kronika October 11, 2017 - 11:51

Një fëmijë i komunitetit egjiptian, 14 muajsh ka ndërruar jetë si pasojë e fruthit në Klinikën Infektive në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e foshnjës e ka bërë të ditur drejtori në Klinikën Infektive në Prishtinë, Hamdi Ramadani.

“Një fëmijë i komunitetit rom, 14 muajsh, ka vdekur. I njëjti ishte diagnostikuar me fruth dhe ishte konstatuar se nuk ishte i vaksinuar”, ka thënë Ramadani.