Vdes 19 vjeçari, bie në kontakt me energjinë elektrike

Kronika September 26, 2017 - 17:31

Një i ri ka humbur jetën në Dibër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vakuf, ndërsa viktimë mësohet se ka mbetur F. C.

Mësohet se 19-vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Dibrës pa shenja jete. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima  ka qenë duke gjuajtur peshk me korrent ne lumin Drini i Zi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./syri.net