Në Tiranë arrestohet bullgari që vidhte nëpër bankomatë

Kronika September 24, 2017 - 14:53

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas bullgar, pasi që dyshohet të ketë vendosur pajisje për klonimin e kartelave në bankomate.

Me këtë rast policia ka sekuestruar pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, dy telefona mobilë dhe veturën e tipit “Volkswagen”.

Personi i arrestuar është Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofje të Bullgarisë, ndërkohë që në kërkim është vënë edhe një shtetas tjetër bullgar.

Të dy ata kanë instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve. /Telegrafi/