Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Kronika September 24, 2017 - 11:53

Policia ka njoftuar sot përmes raportit 24 orësh se të martën një person i gjinisë mashkullore është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe ka ndërruar jetë. Shoku i viktimës e ka dërguar në emergjencën e Ferizajt, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, njofton policia, transmeton Express.

“Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion që të vërtetohet shkaku i vdekjes”, thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Viktima mashkull K/Shqiptar dyshohet se në oborr të shtëpisë ishte rrëzuar në tokë dhe pas incidentit shoku i tij e ka dërguar në qendrën emergjente Ferizaj ku me pas është transportuar në QKUK – Prishtinë, dhe sipas mjekeve ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion që të vërtetohet shkaku i vdekjes.