Këto ishin fjalët e fundit të xhaxhait para se të qëllonte nipin

Kronika September 23, 2017 - 17:42

“Panorama” zbardh të tjera detaje nga krimi i rëndë brenda familjes që tronditi Shkodrën sot. 62-vjeçari Bujar Kuçi raportohet se ka qëlluar me thikë 33-vjeçarin Mirsad Kuçi, në gjendje të dehur.

Autori thuhet se banonte në një banesë që ndante të njëjtin oborr me shtëpinë e nipit, 3 katëshe “Pse nuk më flet?”. Me këto fjalë i është drejtuar autori nipit kur e ka gjetur në oborr, pasi këta të fundit raportohet se kishin kohë që nuk flisnin. Nipi është larguar duke mos folur por autori ka vijuar duke e fyer dhe me një thikë në dorë e ka qëlluar pas krahëve dhe më pas në gjoks, e kjo e fundit ka rezultuar goditje fatale për 33-vjeçarin, i cili ishte edhe baba i dy fëmijëve të mitur. Ai ka humbur jetën rrugës duke u transportuar për në spital për shkak të gjakderdhjes.

Krimi brenda familjes në Shkodër, policia jep të dhënat e para Policia e Shkodrës ka dhënë edhe detajet e para në një informacion paraprak lidhur me krimin brenda familjes që tronditi Shkodrën sot, ku xhaxhai vrau me thikë nipin e tij.

Njoftimi: Më datë 23.09.2017, rreth orës 15:50, ka ardhur nje telefonatë në sallën operative se në lagjen Vojo Kushi, Shkodër në afërsi të teatrit “Migjeni” pas një konflikti familjar, xhaxhai ka goditur me mjet prerës nipin i tij. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se shtetasi Bujar Kuçi, vjeç 62, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. K. vjeç 33, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.