Digjet një punëtori në Gjilan

Kronika September 20, 2017 - 15:10


Një punëtori në Gjilan është përfshirë dje nga zjarri.

Sipas ankuesit si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si rrjedhojë e ndezjes paraprake të një hapësire me bari të thatë në afërsi të kësaj punëtorie dhe më pas zjarri ka përfshirë objektin.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.