Vdes në moshën 77-vjeçare “njeriu që e shpëtoi botën”

Kronika September 19, 2017 - 11:21

Një ish-oficer ushtarak sovjetik, i vlerësuar si njeriu që e shmangi një fatkeqësi të mundshme bërthamore në kulm të Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Stanislav Petrov ishte në detyrë në një qendër ruse për paralajmërim të hershëm bërthamor në vitin 1983 kur kompjuterët gabimisht kishin vërejtur mbërritjen e raketave nga SHBA-ja, transmeton Express.

Ai vendosi se ato ishin alarme të rrejshme dhe nuk i raportoi ato të eprorët e vet.

Veprimet e tij, të cilat u bën publike disa vite më vonë, potencialisht e parandaloi luftën bërthamore.

Petrov vdiq në shtëpinë e vet në Moskë në muajin maj, por vdekja e tij është bërë publike vetëm tani./Express/