Policia e Kosovës arreston 20 persona

Kronika September 18, 2017 - 10:39

Policia e Kosovës ka bërë gjithsej 20 arrestime përgjatë 24 orëve të fundit.

10 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje përderisa një prej tyre është në vuajtje të dënimit.

Arrestimet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.

NCIDENTET  KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE

Deçan, më 17.09.2017-11:3. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE /LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Pejë, më 17.09.2017-17:53. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, më 16.09.2017 – 23:30. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes të disa personave. Një mashkull K/Shqiptar është dërguar në spitalin e Pejës, pasi që ishte therur me një mjetë të mprehtë, ndërsa njësia policore ka arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K/Shqiptar. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.  

Fshati  Rakosh, Istog, më 17.09.2017 – 00:40. Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy të dyshuarve dhe dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.