Ndërron jetë në QKUK, gruaja që u aksidentua në Sllatinë

Kronika August 18, 2017 - 12:19

Një grua ishte aksidentuar rëndë në Sllatinë të Fushë Kosovës tre ditë më parë, ka ndërruar jetë në QKUK.

Ajo ishte aksidentuar më datën 15 të muajit gusht, ndërsa prej asaj dite ishte duke u trajtuar në Prishtinë, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Gruaja e aksidentuar nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë të enjten.

Trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.