Dy të vdekur dhe dy të lënduar në një aksident komunikacioni

Kronika August 17, 2017 - 19:47

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e 25 minuta në rrugën rajonale Teovë – Jazhincë, në hapësirën ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave fillestare, në kohën e cekur, përplasje direkte kanë pasur vetura ‘Llada 1500’ me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.G. (76) nga Gllogja dhe ‘Opel Vectra’, poashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga S.B. (43) nga Staro Sello.

‘Nga përplasje e veturave, vozitësi i veturës ‘Lada’ ka marrë lëndime të rënda trupore nga të cilët ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ka qenë në ulësen pranë vozutësit ka ndërruar jetë në automjetin e Ndihmës së Shpejtë në rrugën drejt Spitalit të Tetovës. Vozitësi i veturës ‘Opel’ dhe bashkë udhëtari i tij R.S. (24) kanë marrë lëndime trupore dhe të dy janë dërguar në spitaline Tetovës për trajtim mjekësor.’, tha zëdhënësi i SPB Tetovës.

Në vendin e aksidentit është duke u kryer ekspertizë nga prokuror publik dhe ekip i SPB Tetovë për vërtetimin e shkaqeve të ndodhjes së aksidentit.