4 të lënduar nga aksidenti në Komoran

Kronika August 15, 2017 - 23:00

4 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave, sot rreth orës 21:30 në Komoran të Drenasit.

Rastin për Klan Kosova, e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë transportuar në QKUK ndërkaq Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.