Vetura rrokulliset midis rrugës magjistrale Gjakovë-Prishtinë

Kronika August 14, 2017 - 16:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, ku si pasojë një veturë është rrokullisur në mes të rrugës.

Në fotografinë që ka arritur në redaksinë e Gazetës Express shihet se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po provohet të nxjerrën nga vetura pasagjerët e saj. 

Nuk raportohet ende për gjendjen e të aksidentuarve. 

Ndryshe, numri i rasteve të aksidenteve në Kosovë është shtuar, sidomos në muajt e verës. Po në afërsi të Gjakovës, javë më parë kishte humbur jetën një 24 vjeçar, pasi vetura që ai drejtonte ishte përplasur nga një tjetër veturë me regjistrim të huaj, e që ishte në shpejtësi të madhe. /GazetaExpress/.