Policia tregon se si ndodhi aksidenti i mbrëmshëm me fatalitet

Kronika July 28, 2017 - 16:27

Togeri Nazmi Zogaj, udhëheqës i njësisë së trafikut për rajonin e Prishtinës, ka dhënë detajet e aksidentit të mbrëmshëm ku vdiqën katër persona.

Sipas tij, ka rritje të numrit të aksidenteve në këtë gjashtë mujor të parë në rajonin e Prishtinës, ndërsa te rrethrrotullimi në dalje të Prishtinës kanë ndodhur dy aksidente me humbje fatale.

 “Aty kemi dy raste fatale, në muajin prill kur ka humbur jetën një person dhe mbrëmë kur kanë humbur jetën katër persona. Dy këto raste janë vëtë-aksidente. Në rastin e mbrëmshëm në bazë të rezultateve të para faktori kryesor del të jetë shpejtësia e madhe”, ka deklaruar Toger Zogaj për “Telegrafin”.

Ai ka thënë se aty ka sinjalizim por dritat nuk kanë funksionuar.

LEXO EDHE: Kjo është gjendja e 17 vjeçarit që i mbijetoi aksidentit të mbrëmshëm në Prishtinë

“Faktori kryesor është njeriu në aksidente, si ai që vozit, si ai që është këmbësorë dhe si ai që është përgjegjës për sigurinë në rrugë”, ka deklaruar Toger Zogaj.

Zogaj nga Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes më të madh nga vozitësit që të mos ketë pasoja tjera fatale.