Shkon në 20 numri i të plagosurve në Velipojë, katër prej tyre në gjendje të rëndë (Video)

Kronika July 28, 2017 - 11:32

Nga raportimet e deri-tanishme, bilanci i të plagosurve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, është rënduar duke çuar në 20 numrin e tyre.

4 prej tyre dyshohet të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në spital të asfiksuar nga tymi i madh pas flakëve në restorantin e kompleksit Fishta në Velipojë.

Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarrit. Mësohet se forcat e zjarrfikëses janë nisur menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Fishta”, në Velipojë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.