Arrestohet ngasësi i veturës që përplasi automjetin e 24-vjeçarit që vdiq dje në Gjakovë

Kronika July 27, 2017 - 11:19

Policia e Kosovës ka arrestuar ngasësin e njërës prej veturave të përfshira në aksidentin e djeshëm në fshatin Qerim të Gjakovës, në të cilën humbi jetën një 24 vjeçar që drejtonte automjetin tjetër të aksidentuar. 

Policia, në raporton 24 orësh, njofton se i arrestuari aktualisht ndodhet duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës, nën mbikëqyrje të policisë. 

Po ashtu, trajtim mjekësorë, bëhet e ditur se po merr edhe pasagjeri që ndodhej në të njëjtën veturë me të arrestuarin. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën, është aksidentuar me një veturë tjetër. Si pasojë ngasësi i veturës viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa i dyshuari dhe një pasagjerë pësojnë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar PK. 

Nga ana tjetër, në këtë aksident ka mbetur i vdekur drejtuesi i automjetit tjetër, 24 vjecari P.M. nga Gjakova. Për vdekjen e tij, Policia kishte konfirmuar pak pasi kishte ndodhur aksidenti, të enjten. 

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari gjatë trajtimit mjekësor mbetet nën mbikëqyrje policore deri në vendimin e ardhshëm”, njofton tutje policia të premten në raportin 24 orësh.