Prokuroria sot pritet të sjell vendimin përfundimtar për rastin ‘Kumanova’

Kronika July 20, 2017 - 13:31

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot pritet të sjell vendimin përfundimtar për rastin e ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj të vitit 2015.

Gjykimi i rastit ‘Lagja e trimave’ ka filluar në shkurt të vitit të kaluar ku 37 persona ishin të akuzuar për terrorizëm dhe shoqërim terrorist, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastet e pakëndshme të Kumanovës në maj të vitit 2015 u vranë tetë policë dhe u lënduan katërmbëdhjetë të tjerë ndërsa nga grupi i armatosur u vranë dhjetë persona.