Policia del me detaje shtesë për vrasjen në Gjakovë

Kronika July 17, 2017 - 10:48

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje shtesë për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Gjakovë, gjegjësisht në fshatin Jahoc rreth orës 18:55.

Nga kjo ngjarje, dy persona kanë mbetur të vdekur, identiteti i të cilësve tanimë është bërë i ditur me iniciale P.M dhe K.M.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar për motive të panjohura, në një restorant pasi ka shtënë me armë zjarri në viktimën mashkull K-Shqiptar ka qëlluar edhe veten. Si pasojë të dy personat kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e të dy personave, ndërsa njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimave është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.