60-vjeçari goditet nga treni

Kronika July 16, 2017 - 14:57

Një 60-vjeçar me banim në Spitallë të Durrësit është aksidentuar mëngjesin e sotëm nga një lokomotivë, që po lëvizte nga baza hekurudhore në Shkozet në drejtim të stacionit të trenit të Durrësit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10.00, në hyrje të qytetit bregdetar dhe i dëmtuari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e lokomotivës, ndërsa grupi hetimor që ka shkoi në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Paraprakisht deklarohet se këmbësori është shfaqur papritur mbi shina dhe makinisti nuk ka mundur të shmangë përplasjen me të.

Lokomotiva po lëvizte me shpejtësi të ulët, ndaj forca goditëse e saj nuk ka qenë fatale në momentin e parë, për 60-vjeçarin i cili nuk ka dalë ende nga rreziku për jetën.