Shkëmbim me armë zjarri në qendër të Shkodrës, plagosen tre persona

Kronika July 15, 2017 - 13:17

Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë të regjistruar në orët e mesditës së sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në sheshion “Demokracia” ka pasur shkëmbim zjarri mes dy grupeve nga automjetet me të cilat lëviznin në zonën e populluar.

Si pasojë e tyre kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një vajzë e re, të dy kalimtarë të rastit.

Burri është tranportuar me urgjencë nga kalimtarët drejt spitalit të Shkodrës, më pas dhe vajza e plagosur.

Gazetari jonë Bepin Kolvataj tha se është qëlluar mbi 6 herë me armë pistoletë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur postoblloqe në dy rrugët dalëse./OraNews/.