Aksident në Klinë, vdes një femër dhe lëndohen katër të tjerë

Kronika June 23, 2017 - 10:16

Një femër ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Zajm të Klinës. Policia e Kosovës ka raportuar se aksidenti ka ndodhur në orën 16 e 20 minuta dhe në të kanë qenë të përfshira dy vetura.

“I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu  lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.