Përleshje me armë në Obiliq, lëndohet një person

Kronika June 21, 2017 - 10:44

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës është bërë e ditur se të martën në rrugën “Hasan Prishtina” në Oblliq, janë përleshur mes vete katër meshkuj, gjatë përleshjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku është konfiskuar një pistolete dhe tri gëzhoja, transmeton Express.

Pas intervistimit dy persona janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

Njofimi i plotë i policisë:

Rr. “Hasan Prishtina” , Obiliq 19.06.2017-22:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes veti dhe gjatë rrahjes njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri. Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe tri gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.