Kosovari humb jetë tragjikisht në vendin e punës në Itali

Kronika May 25, 2017 - 13:52

Një kosovar ka humbur jetën mesditen e së mërkurës pas një aksidenti tragjik që pësoi në vendin e tij të punës në Dosson di Casier të Trevisos në Itali.

Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet SH.SH i cili vdiq pasiqë ra nga çatia e një ndërtese në këtë zonë ku ishin duke bërë renovime.

I ndjeri ishte banor i Via Noalese në Treviso, njëherit punëtor i një firme të jashtme ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve, raportojnë mediat italiane, përcjell Klan Kosova.