Sarandë: Goditët një rast prostitucioni, 4 në pranga

Kronika May 20, 2017 - 10:44

Policia e Sarandës ka goditur një rast prostitucioni, duke vënë në pranga katër persona.

Sipas burimeve zyrtare në saj të operacionit të koduar “Ladies”, janë vënë në pranga B.M., 27 vjeç, G.B., 32 vjeç, të dy nga Tirana, A.I., 37 vjeçe, nga Saranda dhe D.B., 25 vjeçe, nga Berati. Këto dy të fundit ushtronin prostitucion.

Arrestimet u bënë pas një hetimi disa mujor. Pasditen e të premtes 4 personat janë kapur në flagrancë në një banesë të përshtatur për ushtrim prostitucioni. Nga hetimet dyshohet se vajzat ushtronin prostitucion kundrejt pagesës 3 mijë lekë të rinj, shkruan Top Channel