Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Kronika May 16, 2017 - 13:49

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, thonë se dje rreth orës 14:58, në rrethana të panjohura, në një lokal ka shpërthyer një bombol gazi, me ç’rast janë lënduar dy persona meshkuj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë më 15 maj, në mesditë, kishte ndodhur një shpërthim në një lokal ku janë lënduar dy persona.

Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia raporton se kanë dalë në vendin e ngjarjes njësitet, por edhe zjarrfikësit, që kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Raporti policor:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM 

Rr. “Nëna Terezë”, Fushë Kosovë 15.05.2017 – 14:58.

Në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.