Kronika

Lutfi Dervishi mbetet edhe dy muaj në paraburgim

Lutfi Dervishi mbetet edhe dy muaj në paraburgim
20 prill 2017 • 16 : 09

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh ndaj Lutfi Dervishit, i akuzuar për veprat penale “Trafikim i Qenieve Njerëzore në bashkëkryerje”, “Krim i organizuar” dhe “Ushtrim i paligjshëm i veprimtarisë mjekësore në bashkëkryerje”, vepra këto te sanksionuara sipas Kodit Penal të Kosovës.​​

Në këtë rast, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit për vazhdim të paraburgimit, të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me datë 10.04.2017.

"Gjykata e Apelit ndër të tjera gjen se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer veprat penale të lartcekura, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, ngase edhe më tutje qëndrojnë  rrethana të cilat më të drejtë justifikojnë friken se me gjetjen e tij në liri, do të mund të ik ose arratiset, për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, duke pasur parasysh edhe faktin se ndaj tij ishte lëshuar rreshtim ndërkombëtar nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 25.03.2016, pasi nuk i është përgjigjur institucionit korrektues për mbajtje të dënimit dhe ka ikur nga Kosova", njofton Apeli

© zëri.info