Policia publikon pamjet e autorit të vrasjes së ish-drejtuesit të policisë (VIDEO)

Kronika April 14, 2017 - 14:11

Policia e Tiranës ka publikuar pamje të autorit të dyshuar të vrasjes së ish drejtuesit të policisë Artan Cuku, ngjarje e ndodhur më 8 prill.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, shkruan TCH.

Ndërkaq, policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin, duke konktaktuar në numrin e telefonit 0694110299.

Policia e Tiranës, siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.