E tmerrshme: Varrosi të gjallë vajzën e porsalindur sepse donte djalë

Kronika March 29, 2017 - 17:57

Policia indiane thotë se ka arrestuar një mashkull, pasi kishte varrosur të gjallë vajzën e tij të porsalindur, sepse donte një djalë.

Fshatarët kanë shpëtuar fëmijën javën e kaluar, pasi ata kishin parë këmbën e foshnjës që kishte dalë nga një gropë e cekët.

Policia arrestoi babin e foshnjës për tentim vrasje, ai kishte marr fëmijën nga nëna e tij pasi ajo kishte lindur të shtunën.

Personi në fjalë, kishte pranuar se ai e kishte varrosur fëmijën, duke thënë se është i varfër dhe nuk ishte në gjendje të rriste vajzën.

Shumë prind indian konsiderojnë bijat barrë për shkak të martesës kur të rritet, ndërsa djem do i ndihmojnë ata kur të plakën.