Azem Vllasi është jashtë rrezikut për jetë

Kronika March 13, 2017 - 08:52

Avokati i njohur kosovar, Azem Vllasi, është plagosur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit para zyrës së tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

I kontaktuar nga zeri.info, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se një person është shtrirë në këtë qendër si pasojë e plagosjes me armë zjarri në kraharor.

“Ai është i plagosur në krah dhe është jashtë rrezikut për jetë. Tani po i bëhen ekzaminimet tjera dhe brenda ditës do të vendoset për hapat e mëtejshëm”, ka thënë Fazliu./Zeri/