Brezovicë: Policia nxjerr kufomën e 24-vjeçarit nga bora

Kronika January 19, 2017 - 19:53

24 vjeçari që duke skijuar në Brezovicë u godit për vdekje nga një ortek bore të enjten rreth orës 14:15 minuta.

Policia menjëherë pas aksidentit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe vetëm në orët e mbrëmjes ka arritur ta gjejë dhe ta nxjerrë nga bora kufomën e të ndjerit me inicialet F.Ç., njofton Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për proceduar e varrimit, pasi është rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.