Policia konfirmon vdekjen e 23-vjeçarit në Brezovicë

Kronika January 19, 2017 - 16:48

Një person i moshës 23 vjeç ka gjetur vdekjen sot gjatë ditës në kompleksin turistik të Brezovicës. Viktima ishte duke skijuar bashkë me shokët e tij në terrenet e këtij komplesi deri në momentin kur ai ka rënë në humnerë.

Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga humnera nga shokët e tij, ndërkohë që vdekjen e 23-vjeçarit e ka konfirmuar mjeku i ekipeve të shpëtimit në Brezovicë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15. Viktima është një djalë i moshës 23 vjeçare. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i ekipeve të shpëtimit”, ka thënë për Express, zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Agim Gashi.

Më herët u raportua se viktima kishte humbur jetën si pasojë e goditjes nga një ortekë bore.

Ndërkohë që viktima ka qenë duke skijuar jashtë shtigjeve të skijimit, konkretisht në një shteg që është i pjerrët dhe i rrezikshëm i njohur si “Shtegu i Shqiponjave.