Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit 15-vjeçar (FOTO)

Kronika October 26, 2016 - 14:36

Rreth orës 13:30 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë është plagosur një djalë i moshës 15-vjeçare, raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, e ka konfirmuar për “Zeri.info”, se gjendja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetë.

“ Po, një person i plagosur në gju është sjellë në Klinikën e Emergjencës në QKUK. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Tani për tëni mjektë janë duke i bërë ekzaminimet e duhura”, ka deklaruar Fazliu për “Zeri.info”.

Edhe pse sipas Policisë së Kosovës, dorasi është identifikuar, akoma nuk dihen motivet e kësaj plagosjeje. /Zeri.info/

Image