Plagoset një 15-vjeçar në qendër të Prishtinës

Kronika October 26, 2016 - 14:19

Rreth orës 13:30 në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë, përkatësisht tek vendi i njohur si “Xhamia e Qarshisë”, ka ndodhur një plagosje, me ç’rast është plagosur një djalë 15-vjeçar.

Lajmin për “Zeri.info”, e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se viktima menjëherë është dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ahmeti po ashtu ka treguar për “Zeri.info”, se Policia ka arritur që ta identifikoj dorasin, mirëpo nuk ka dhënë detaje më shumë.

“Rreth 13.30 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në vendin e quajtur “Xhamia e Qarshisë, me ç’rast është plagosur një djalë 15-vjeçar. I plagosuri menjëherë është dërguar në QKUK. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar dorasin. Për momentin nuk mund të japim më shumë informacione”, ka deklaruar Ahmeti per “Zeri.info”. 

“Zeri.info”, do t’ju mbajë të informuar.