Arrestohet për korrupsion inspektori dhe specialisti i Tatimeve

Kronika September 27, 2016 - 17:17

Një ditë pas publikimit të pamjeve filmike të transmetuara në një emisionin investigativ "Fiks Fare", ku denoncohej një rast i marrjes së ryshfeteve policia e Tiranës ka njoftuar sot ndalimin e Albert Cakos, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë si dhe Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.

Policia njofton se nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit. 

Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendie të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal.

Image